No video

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (1 korrik 2018)

RTV KLAN

RTV KLAN

188 876 προβολές113

    www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Rasti i kësaj të diele te “Shihemi në gjyq” mund të konsiderohet si “rast i nxehtë” për vetë faktin që konflikti gjendet në një rreth kushërinjsh. Ylli ka kontaktuar moderatoren dhe ndërmjetësen e “Shihemi në gjyq”, zonjën Eni Çobani për t’i dhënë zgjidhje problemit që ka me kushëririn e tij Festimin.
    Sado që flasim për kujdesin që duhet të bëjnë shqiptarët me dokumentacionin, prapë mirëbesimi triumfon dhe ky rast është thjesht dhe vetëm mirëbesim.
    Ylli: Unë para dy vjetëve shkoj në Vlorë në fshatin Panaja. Me Festimin jemi kushërinj të dy, ka një pikë karburanti aty, edhe e pyeta nëse e shet, e shes tha. I thashë që do ta blej unë.I dhashë një kapar, edhe ramë dakord, meqe jemi kushërinj nuk bëmë as letra as asgjë. Mbas njëfarë kohe shkoj në fshat, i bie telefonit, ai nuk më del. E marr prapë në telefon më doli i thashë o Festim, si do të bëhet puna e asaj, muhabetit që kemi bërë bashkë? Më tha mos e vrit mendjen se do ta rregullojmë. Shkoj bashkë me tim bir për ta kërkuar, fillimisht te karburanti, pastaj në shtëpi, më tha e shoqja që nuk ishte aty. Edhe për dy vjet ky u zhduk fare. Unë jam zënë edhe me familjen. Ai më ka lënë në mes të katër rrugëve, më ka ndarë me familjen.
    Festimi ka fituar të drejtën për të ndërtuar një pikë karburanti me leje ndërtimi nga ligjet e kohës në vitin 1993. Pas 3 vitesh në vitin 1996, ai është përballur me një proces gjyqësor dhe i është rrëzuar e drejta duke pretenduar që kjo tokë në të cilën Festimi kishte ndërtuar, nuk është pjesë e familjes në fjalë.
    Ata nuk e kanë lënë këtu këtë histori por kanë rifilluar përsëri gjyqet.
    Ndërmjetësja Eni Çobani i drejtohet Festimit me pyetjen: Nga momenti që kanë filluar gjyqet, kush ka qenë interesi juaj dhe legjitimiteti aktiv, për të qenë palë në këtë proces dhe për të marrë vesh që kjo pronë në të cilën keni ndërtuar vazhdonte të ketë qenë pronë e shtetit, sikundër jua kishte dhënë shteti, apo vazhdon të jetë pjesë e familjes në fjalë?
    Festimi: Në atë kohë unë e kam marrë pronën me dëshmitarë, unë e kam marrë pa e njohur pronarin, në momentin që unë kam marrë leje ka qenë tokë-shtet. Toka është marrë në ’93-shin pa e njohur pronarin, mbas një viti ka dalë ligji për njohjen e pronarëve. Këtu filluan problemet sepse dolën disa persona që pretendonin pronësinë e tokës.
    Juristja Eni Çobani sqaron se nëpërmjet një vendimi gjykate, Festimi e humbet pronësinë pasi gjykata vendos t’ia kalojë atë pretendueses Bako Alliraj. Megjithatë kjo nuk e ka penguar Festimin që më vite më vonë t’i marrë kapar kushëririt të tij Yllit, pasi kishin rënë dakord për të shitur karburantin. Që nga ajo kohë Festimit iu desh të ndiqte një sërë seancash gjyqësore ku e fundit ka qenë ajo e vitit 2012. Me vendim të formës së prerë, ai humbet pronësinë mbi truallin.
    Ligjërisht Festimi pronën e kishte të humbur.
    Ardit Gjebrea: Kur Ylli të dha shumën e parave, pse nuk i thatë që për momentin kjo tokë nuk është e imja?
    Festimi: Ky ishte gabimi im për të cilin i kërkoj falje…
    Çobani sqaron se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme që tejkalon gjysmën e vlerës së objektit. Edhe pse bashkia e qytetit Vlorë i ka dhënë lejen e ndërtimit Festimit, Komisioni i Kthimit të Pronave vite më vonë ka njohur Bako Allirajn si pronare. Juristja Çobani sqaron se ai duhet të japë shtëpinë plus dhe pikën e karburantit.
    Çobani: Pas vitit 1996 vijmë në vitin 2005, ku paditëse është zonja Nizajete Kapaj, e bija e Riza dhe Bako Alliraj. Ajo ngre padinë me objekt lirim dhe dorëzim trualli, pagim qiraje për 3 vjet e 9 muaj, zonja e ka humbur gjyqin në shkallë të parë dhe në apel. Në vitin 2012, Nizajete ngre përsëri padinë. Me të njëjtët palë me të njëjtin objekti gjykimi ajo fiton kundër Festimit. Një palë gjyqtarësh ia ka dhënë Festim Allirajt në vitin 2006 ndërsa pala tjetër ia ka dhënë zonjës Nizajete Kapaj në vitin 2012, në të njëjtën gjykatë.
    Ylli kërkon tokën për të cilën ka dhënë kapar. Mirëpo Festimi jo vetëm që tokën e ka humbur por pala që e ka fituar atë i kërkon atij edhe dëmshpërblimin për përdorimin e sendit nga dita që ai ka filluar pikën e karburantit dhe deri më sot dhe është një shifër marramendëse.
    Çobani: Në të njëjtën gjykatë por me një trup tjetër gjykues, në vitin 1996, me paditës Vexhi Xhaferri, e paditur Bako Alliraj, me objekt gjykimi kundërshtimin e vendimit që kishte bërë Bako Allirajn pronare të kësaj pronë në vitin 1993. Gjykata vendos shfuqizimin e vendimit duke shndërruar pronar zotin Vexhi Xhaferri. Pronar sipas këtij vendimi është Vexhi Xhaferri. Që në vitin 1996.
    Kjo është edhe drita jeshile për dy kushërinjtë që ata të arrijnë në një marrëveshje, pasi në bazë të këtij vendimi, do të rishikohet vendimi i vitit 2012, i cili ka bërë Nizajeten pronare dhe i ka hequr pronën Festim Allirajt. Ndërmjetmja e seancës lë të kuptohet se kjo është një zgjidhje për Yllin, por që duhet të ndiqet nga Festimi.

    Δημοσιεύτηκε στις Πριν 7 μήνες

    Σχόλια

    1. Vangjush Kacori

      Jo

    2. т б

      Mendjemadhesia,, ironia, menyra per tu duk më shum se çje në realitet esht për njerz me kapacitet te vogel ,,,pikerisht keto jan baza e percaktimit te nje njeriu qe te bën qesharak, apo serioz,te zgjuar,apo Koke nyje, ,

    3. private world

      Italian imitation

    4. Fatbardha Avdej

      Pershendetje Z. Eni te gjithe fshatere I dine kufijte e tyre te vjeter Pamvaresisht se pronaret e vertet Kane vdekur He kemi prona te gjithe fshataret e dine qe Jane Pronat tons pamvaresisht Jane munduar to marrin

    5. Perparim Elezi

      Minuta 20:14, Festimi kërkon falje dhe dëgjojeni qka thotë ndërmjetsuesja!!! Absurde, por jo dhe aq, sepse në Shqipëri dhe në gjitha trojet Shqiptare, gjithqka është e mundur!!! Quditërisht komentet janë shumë pozitive, por po ta analizojmë pa emocione, ai veprim është absurd, megjithë gabimin e Festimit, ajo nuk duhet hedhur benzinen në zjarrë. Por tek ne Shqiptarët gjithqka është e mundur! Urime TV Klan për punen tuaj🖐🖐🖐🖐

    6. Artur luzi

      bravo eni cobani je brilante te lumte

    7. S. C

      Znj. Eni kaq here sa po permendni qe skeni gje me Izajeten duket qe ju ka kercenuar dhe po i kerkoni te falur. Mjafton nje here se me pas kalon nga ana e gabuar. Ps. Keshille nga dikush qe e njeh profesionin tuaj! !!!

    8. Beshi Atija

      shyqyr Qe d'oli nje femer e forte e e drejt lum nena Qe tka ber je nje zonj e vertet

    9. Devis Kerthi

      I ka fajin shteti hajdut qe qeverish jo njerzit e shkrete

    10. Alma Lazaj

      Me vjen shume keq per situaten ne te cilen ndodhet festimi sepse eshte nje person dhe nje familie e mbrekullushme te nderuar e te respektuar nga te gjithe

      1. Afrim zika

        😏

    11. Alma Bulku

      Respekte zoja eni jeni e mrekullushme dhe shum e zoja ne punen tende te ndjek nga italia zoti qofte gjithmone pran teje ne cdo seanze qe ju zhvilloni .....te pershendes perzemersisht jeni krenaria e shqiperise

    12. Sajmir Ruci

      Na vjene per te vjedhe..

    13. Sweet Onyx

      Eni Cobani , brilante perseri

    14. Sy Kaltri

      Eni Çobani Je Krenaria e Shqiptaris Rrespectt tmadh ke nga Presheva

      1. Kimet Jetishi

        Muzik dhqip

    15. toto rina

      sa kare qe eshte kjo Enii

    16. Dijonis Biba

      Ndonje here kur jam me sezon provimesh hap keto videot e qetesohem ! ♥

    17. Belul Kryemadhi

      Bravo Eni Cobani, mos u terhiq nga as nje kercenim, ec perpare e bej drejtesi.

    18. franzi Toska

      Ikme debile eni caco

    19. KELI KALLASHI

      para 82 shit kishte shqiperia nje burr te fort tani ne vitin 18 ka shqiperia nje grua te fort..

    20. FOR LIFE

      ASGJE SKA ME SHUM VLER SE SA BASHKIMI I 2 KUSHERINJVE

    21. FOR LIFE

      ORE A È KENI KUPTUAR SE NE CVEND JETONI? ????????????ATY BEHET SI DO DHE C'DO.

    22. FOR LIFE

      PO KU KA KOD CIVIL SHQIPERIA..KA MBARUAR SI VEND. ..AKOMA JU ATY TE GANDHI 😂😂😂😂😂😂😂😂

    23. FOR LIFE

      SKA BESIM TEK ASNJERI. .FEMIJ. .BURRE. .MOTER. .VELLA ETJ. ...FIRMOSNI. ..

    24. Jon Spileas

      Rrot mulliri yllo të kapi budalla

    25. Moda Italiane

      Faleminderit qe egziston zonja ENI. Kemi shume jave qe presim nje pershendetje per shqiptaret ne POLIN E VERIUT. Ju lutem mos harroni.

    26. qanie koci

      Keshtu gjithmon gjykata e larte rikurst nuk i pranon eshte fakt qe ekzistlon ...se keto gjyqtar kshu e kane lodhur kete populle te tejlodhur edhe keshtu na kane i lejne ceshtjet ....luajne me rikurset ma thjeshte e kane...

    27. qanie koci

      Shteti ka njerez te pa afte neper zyrat.....zanafilla ktu eshte instancat qe jane te pa afte dmth shteti eshte fajtor per gjithe kto ngjarje qe ndollin ......qe dalin ne publik dhe smarin drejtim....

    28. qanie koci

      Mire moj zonja eni ....po ky zoteri qe ka ndertuar karburantin a nuk eshte i umbur.....sepse edhe ai eshte shkageru me shpenzime.....ktu eshte shteti fajtor qe sma bere studime mbi pronen

    29. Elona Powell

      Nje seance shembull, ku koha u more vetem per zbardhjen e problemit. Une po mesoje shume nga keto seanca. Faleminderit zonja Eni.

      1. Andi Tiran

        Meso sa te duash Ku ka ligje ne shqiperi

    30. Shpetim Murati

      Bravo zonja eni

    31. Majlinda Asllani

      Po jepi ore leket yllit cme ben aty derr derr cfaj ka ai tpresi ty per hallet e tua poooo cjan kta njerez kshu aman e marin borxhin dhe pastaj thon jo kam kte hall po kam ate hall aman boll

    32. Enkelejda Mustafaraj

      Eni Cobani loz teater me popullin ..thjesht i intereson te mbush xhepat me lek edhe vrasesin ta nxjer engjell .

    33. Eutixia Pasxali

      Z.eni, ajo ka permend emrat e nomeklatures kuqe.gjyqet jane te ndihmuar nga qeveritaret ne fuqi gjyqtare te vene nga pushteti ne fuqi.z.muka, si thot zoteria gjyqtar me kurs 6 mujor ka dhene te drejten dhe zgjidhjen me te mundur dhe me te sakt..

    34. EiriniGkelh Gkelh

      Pz ky zdi te flasi ...ca deli aty te na acaroj nervat ..jepi leket botit se ti zben as per coban se edhe coban do cmendje dhit ..

    35. LONDON LONDINO

      Sa e shishme qe je moj eni. Ne kte mosh qe je do ta shtrija njer kabllorin un ty. Se arditi te rruan lesht

      1. LONDON LONDINO

        Bebi Dona epo mir atere kabullin e antenes. Ca te them un tani

      2. Bebi Dona

        Papo Papos 3 fazori eshte shume i rende or burre ..ca je tu fol😂😂😂😂😂ti paske perborç me rrezu ndertesat e dubait ...cdigital leshi😜😂😂😂😂😂😂😂😂

      3. LONDON LONDINO

        Bebi Dona kabull digital. Nga ai 3 fazori.😂😂👌👌

      4. Bebi Dona

        Papo Papos waaaà....kablli ...😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂tmart e mira ty degjove 😂😂😂😂😂😂😂 cfare eshte kablli 😜😢😢😢😢😢😢

    36. Clyde Patos

      Rrofsh dhe 100 vjet zonja Eni se deri atehere mbase do kene mbaruar hallet e pronave

    37. Matin E.

      EMISIJONI ,SUPER QE NDIHMONI NJERZIT,JU ARDIT DHE AVUKATE ENI.POR,,!,JU PSE NUK BRNI MUZIK DHE NUK KENDONI(???

    38. Diana Najkolli

      Bravo paqe te kete per te gjithe se me Eni cobanin do gjendet e verteta Eni 😘😘😘😘😘😘😘😘😘

    39. AlbPlease

      gjykatesi Sokol Ngresi...famosi i Vlores bashke me Almen, Hysenin apo Alaudinin e Tiranes tanime.....hajde se po ju vjen dita

    40. Shqiponja3 Shqiponja3

      Kryekput rasti njejt me timin

      1. Mirjana Cala

        Shqiponja3 Shqiponja3 I nderuar! Na vjen keqe per persona qe privohen nga e drejta e prones. Ne kte kuptim: Kam shprehur mendimin tim,se . Ndihet mungesa e shtetit. Te falnderoj per mirkuptimin. Aqif Cala.

      2. Adem Ramadani

        Mirjana Cala ckemi!

      3. Adem Ramadani

        Shqiponja3 Shqiponja3 mos u merzit shok

    41. Anila Rama

      Respekte Z ENI E Zotrin Ardit jeni fantastik ju ndjekim gjith nje . France ..

      1. LONDON LONDINO

        Andi Musko ndersa un do merem me grat mos ti lem i harrojm

      2. Andi Musko

        Edhe motrat se harrova...24h

      3. Andi Musko

        Papo Papos un nuk jam azilant ..jetoj ne milano me bashkshorten time italiane prej dy vitesh....me vjen keq qe ju sapo degjoni france apo gjermani mendoni menjeher azilin...ropt atyre qe flasin palidhje

      4. LONDON LONDINO

        Andi Musko ja azilanti tjeter

      5. Andi Musko

        Papo Papos po ti nga e di qe jeton ne azil....?????

    42. Shqiponja3 Shqiponja3

      prandaj vllezer kur keni ndonji ngatrres kurr revole mos mbani ne brez se ju ndodh ajo qe me ndodhi mua

      1. Blerina Mukja

        Ky emision në fillim më pëlqeu po tani është bere vetëm gjygj për pronat

    43. Shqiponja3 Shqiponja3

      Shqiptaret pse ore si ne shqiperi si ne kosov si ne Maqedoni i japim leket edhe as nuk e vrasim.mendjen se neser.vjen tjetri te hedh ne rrug,Un jetoj ne maqedoni po si more kto maqedonet pa kontrollu holl e mir nuk te japin lek.mej vra ne goj po ne qysh nuk interesomi ashtu edhe gabomi dhe e pesojm rend

      1. killer Big Family

        jeni shum larte ndaj nesh ju mor

      2. keni krasniqi

        shume e vertet ajo cka thua ti mik

    44. Edlira Xhulaj

      C w

    45. blero ina

      ky edhe ka hall edhe nuk e le te flasi po lere dreq te mbarosh pune te zgjidhesh problemin tend

      1. Zenepe Sheshi

        blero ina h

    46. Valentin Ceku

      Bravo duhet te ishin te gjith avokatet si ti

    47. gazi Sala

      sot je veshur si dielli se pa diell nuk ka jet edhe pa ty shqipetaret nuk kan jet je shuuuuuuuuum si dielli qe shkelqen si drita e diellit

      1. CUTTY SARK LOBSTER

        +gilbert kasnija hahaha ti mari vala e ti coji neper bot te hapin syt

      2. Anton Chekhov

        gazi Sala hahaa te marrte dreqi ty budallenjte e mutit

      3. Aida Qoshja

        gazi Sala Kam then dhe them sikur te kishte nga nje person cdo dite do kishte ftilluar shqiperin e 70 vjet komunizem e dodokreci faliminderit shume good bless Albania

    48. Silvana Lezo

      Bravo Znj Eni Cobani je fantastike sa e zgjuar qe je 100%origjinale je